Bota

Aksident i rëndë rrugor, lëndohen rëndë pesë të rinj

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Förtiz të qarkut gjerman Sonneberg, ku një veturë skoda, pasi ka humbur kontrollin e shoferit (21), është përplasur me dy betonë anësorë – pesë të rinj të moshave 16 deri 23 vjeç mbetën të plagosur rëndë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa të rinjtë janë dërguar me ambulancë në spital. Hetimet e para flasin se shoferi ka vozitur tej normave të lejuara, në vendin ku është e lejuar 50 km/h.