E-Diaspora

Ambasada e Kosovës në Londër me Atasheun e saj

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se tashmë kjo ambasadë është bërë me Atashe të Mbrojtjes.

“Kam kënaqësinë që t’i dëshiroj mirëseardhje Majorit Beton Retkoceri, i cili tash e tutje do të kujdeset që ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, përcjell albinfo.ch.

“Falë mbështetjes britanike, deri më tani janë shkolluar me dhjetëra oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake britanike, duke shënuar edhe rezultate kulmore në shkathtësi ushtarake dhe akademike”, thuhet në shkrimin e ambasadorit.