Jeta në Zvicër

Arma e atentatorit të Berlinit, me prejardhje nga Zvicra

Se çfarë ka ndodhur pastaj gjegjësisht si ka rënë arma në duar të terroristit aktualisht është e paqartë

Gjurmët e armës me të cilën është shtënë në atentatin e Berlinit shpien në Zvicër. Arma në fjalë është importuar në Zvicër në fillim të viteve `90 në mënyrë legale.

Këtë e kanë konstatuar kërkimet e bëra nga Zyra Federale e Policisë, shkruan srf.ch. Por, kjo nuk është gjurma e vetme e gjetur në Zvicër e kësaj arme.

Ndërkaq se çfarë ka ndodhur pastaj gjegjësisht si ka rënë arma në duar të terroristit aktualisht është e paqartë dhe hetimet vazhdojnë në atë drejtim, transmeton albinfo.ch. Ato kanë të bëjnë me të dhënat rreth kontakteve që dalin nga telefoni celulat i atentatorit, të cilat mund të orientojnë drejt pikave të mundshme të qasjes me Zvicrën.