Shkurt.ch

Arrestime për korrupsion në Zyrën për Migracion

Prokuroria publike e Gjenevës, me dyshimin për korrupsion, ka bastisur Zyrën për Migracion të këtij qyteti, bën të ditur srf.ch.  Me këtë rast është arrestuar një nëpunës i kësaj zyre dhe tre persona të tjerë si dhe është konfiskuar një sasi materiali me të dhëna, për analiza të mëtejme.

Të katër të arrestuarit dyshohen për korrupsion pasiv dhe për punë jolojale në raport me zyrën.

Siç ka thënë për media zëdhënësi i autoriteteve të drejtësisë të Gjenevës, Henri Della Casa, janë marrë në pyetje edhe punonjës të tjerë të zyrës në fjalë.

Prokuroria përgjegjëse nuk ka ofruar më shumë të dhëna për shkakun se procedura është në zhvillim e sipër,