Bota

Arrestohet pas vozitjes ekstreme

Një 26-vjeçar është dënuar më 21 muaj burgim, pasi e incizoi veten duke lëvizur me një shpejtësi prej 304 kilometrash në orë në rrugë publike.

Gjykata në Nottingham e dënoi Adam Campionin, pasi ai u shpall fajtor për 5 akuza.

Vozitja ekstreme ishte realizuar në vitin 2016. Por, së fundmi, autoritetet britanike i gjetën videot në të cilat shihet 26-vjeçari.

Përmes softuerit për zbulimin e fytyrës, policia e identifikoi e më pas e arrestoi Adam Campionin.