Bota

Austria hedh në qarkullim autobusin e parë pa shofer

Ky autobus lëviz me një shpejtësi deri në 45km në orë, ka 15 vende për udhëtarë, 11 për ulje dhe katër në këmbë. Ai është i programuar në mënyrë elektrike dhe me sensorë sa që rrezikshmëria në të, mund të jetë minimale

Një autobus i vogël elektrik është parë të mërkurën teksa qarkullonte pa shofer në Austri.  Paraqitja e parë testuese e këtij autobusi  është bërë në qytetin e vjetër të Salzburgut, shkruajnë mediat austriake. Kalimtarët e rastit kur kanë parë autobusin duke qarkulluar pa shofer, të habitur kanë tundur kokën, ndërkohë që një pjesë e tyre kanë pasur rastin edhe ta shijojnë këtë udhëtim, përcjell “albinfo.ch”.

Kjo konsiderohet si një prej revolucioneve më të mëdha të teknologjisë moderne.

Autobusi i cili ka marrë emrin “Navya Arma” është 4,8 metra i gjatë dhe 2.5 metra i gjerë.

Ky autobus lëviz me një shpejtësi deri në 45km në orë, ka 15 vende për udhëtarë, 11 për ulje dhe katër në këmbë. Ai është i programuar në mënyrë elektrike dhe me sensorë sa që rrezikshmëria në të, mund të jetë minimale, njofton “albinfo.ch“.

Bateritë të cilat ai i mban janë vendosur  edhe para edhe prapa autobusit. Ato mbushen për gjashtë orë, ndërkohë koha e shpenzimit të tyre mund të zgjatë prej 10 – 13 orë udhëtim.

Autobusët do të jenë pjesë e një eksperimenti, për të kuptuar nëse përmbushin parametrat e sigurisë dhe nëse në të ardhmen mund të hidhen të tjera mjete.