Bota

Avakuohet aeroporti i Hamburgut

Autoritetet gjermane e kanë evakuuar aeroportin e Hamburgut, pasi disa udhëtarë patën probleme me frymëmarrjen. Të gjitha fluturimet u pezulluan.

hamburg2

Sipas një zëdhënësi të aeroportit, udhëtarët janë ndier keq për shkak të një substance të panjohur që kishte rrjedhur në sistemin e ajrit të kondicionuar.

hamburger3

Shërbimet mjedisore dhe të zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po kontrollojnë të gjitha terminalet për të marrë vesh ç’po ndodh. “Bild”-i gjerman njofton se mbi 68 persona kanë këkuar ndihmë. Ata fillimisht kanë marrë ndihmën e parë nga ambulancat dhe janë dërguar në spital, përcjell albinfo.ch.