Lajme
Bangladeshi, shteti i 114 që njeh pavarësinë e Kosovës
“Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje", ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj
Bangladeshi është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke ngritur në 114 numrin e shteteve që njohin realitetin e ri evropian. Lajmin e njohjes e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa e ka përshëndetur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe ambasadorja e Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku.
“Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje”, ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.
Po ashtu këtij lajmi i është gëzuar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila në fjalimin saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskua situata në Kosovë në tremujorin e fundit, falënderoi popullin dhe qeverinë e Bangladeshit për njohje.
“Më lejoni t’u them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Falënderoj edhe qeverinë dhe popullin e Bangladeshit që ka njohur sot Kosovën, por edhe Singaporin që njohu pavarësinë tonë në dhjetor”, ka shtuar Çitaku ndër tjera.
Republika Popullore e Bangladeshit është vend në Azinë jugore me kryeqytet Dhakan. Bangladeshi kufizohet me Indinë dhe Burmën (tani Mianmar) dhe është fqinje e Kinës, Nepalit dhe Butanit. Ka një popullsi mbi 141 milion banorësh, ndërsa shumica e popullsisë merren me bujqësi.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











