Sport

Baseli udhëton për kualifikim në Portugali

Për Baselin pritet të jenë në fushë nga fillimi dyshja shqiptare Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti

Kampionia e Zvicrës, Baseli nesër do të përballet me Benficën në udhëtim, në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan albinfo.ch.

Skuadra zvicerane shpreson për një rezultat të mirë dhe që të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.

Nëse fiton Baseli, atëherë do të kualifikohet sigurt, derisa Benfica nuk ka grumbulluar asnjë pikë nga pesë ndeshje.

Baseli ka nëntë pikë, aq sa ka edhe CSKA Moska, që përballet me Manchester United.

Kampionët e Zvicrës mund të kualifikohen edhe nëse barazojnë ose humbasin, dhe me të njëjtin rezultat të përfundojë edhe takimi United-CSKA, pasi Basel është më i mirë në duelet direkte ndaj rusëve, që gjithashtu kanë nëntë pikë.

Për Baselin pritet të jenë në fushë nga fillimi dyshja shqiptare Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti. Takimi zhvillohet të martën nga ora 20:45.