E-Diaspora

Basha takon shqiptarët në Londër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Londër, ku ndodhet i ftuar nga partitë konservatore, shkruajnë mediat shqiptare.

Basha është shprehur se PD synon shpalljen e një aleance vlerash dhe akuzoi Ramën se ka ardhur në pushtet nëpërmjet  “Aleancës së qelbësirave”, përcjell albinfo.ch.

Basha ka thënë se për zgjedhjet lokale kandidatët do të zgjidhen sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.

Ai shtoi se përmes votimit elektronik do të bëhet e mundur që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë në diasporë.