Sporti

Bayer Leverkuseni ia cakton çmimin Mehmedit

Trajneri i Nice-s, Lucien Favre, pëlqen lojën e futbollistit, ndërsa klubi gjerman tashmë ka njoftuar francezët për çmimin e futbollistit

Bayer Leverkuseni ia ka caktuar çmimin sulmuesit shqiptar të Zvicrës, Admir Mehmedi.

Ky çmim u caktua pas interesimit të klubit të njohur francez, Nice.

Sipas “Kicker”, trajneri i Nice-s, Lucien Favre, pëlqen lojën e futbollistit, ndërsa klubi gjerman tashmë ka njoftuar francezët për çmimin e futbollistit.

26-vjeçari ka kontratë me gjermanët deri më 2019.