Sport

Behrami te Udinese, punë e kryer

32-vjeçari pritet që gjatë ditës të kryejë testet mjekësore te klubi i Udineses, raporton “Football-Italia”.

Mesfushori shqiptar i Watfordit, Valon Behrami është duke u rikthyer në Serie A.

32-vjeçari pritet që gjatë ditës të kryejë testet mjekësore te klubi i Udineses, raporton “Football-Italia”.

Reprezentuesi zviceran ka kontratë deri në fund të sezonit, por ai ka vendosur të vazhdojë karrierën në Itali.

Të dy klubet janë pronë e familjes Pozzo dhe rregullisht bëjnë transferime të lojtarëve.

Behrami në karrierën e tij ka luajtur edhe më parë në Itali. Më 2003 ishte pjesë e Genoas e më pas u paraqit edhe për Veronën, Lazion, Fiorentinën e Napolin.

Në vitin 2014 u largua në drejtim të Hamburgut dhe një vit më vonë kaloi te Watfordi.