Futboll

Berisha drejt Sampdorias në Itali

25-vjeçari do t’i kushtojë Sampdorias shtatë milionë euro. Zyrtarizmi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë 48 orëve të ardhshme

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, ka shkëlqyer në vitin e fundit, dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra e Sampdoria ka arritur marrëveshje për transferimin e Berishës, përcjell albinfo.ch.

25-vjeçari do t’i kushtojë Sampdorias shtatë milionë euro. Zyrtarizmi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë 48 orëve të ardhshme.

Ai është ndër lojtarët më të dalluar të Kosovës, derisa me Salzburgun arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, dhe fitoi titullin në Austri.

Kështu ai do të bëj hapin më të madh në karrierën e tij dhe në të ardhmen mund të kërkojë të luajë në një tjetër skuadër të madhe, pasi Sampdoria njihet për shitjen e lojtarëve posa t’u rritet vlera.