Sport

Berisha vazhdon me kampionët e Austrisë

Ndonëse disa skuadra kishin shfaqur interesim për të, Valon Berisha vendosi të jetë pjesë e Salzburgut edhe në tri vitet e ardhshme

Futbollisti nga Kosova, Valon Berisha edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me Red Bull Salzburg deri në vitin 2020, shkruan albinfo.ch.

 

Berisha ka qenë njëri ndër futbollistët më të merituar që kjo skuadër fitoi titullin e kampionit dhe po dominon në futbollin austriak për vite me radhë.

 

Për Berishën disa skuadra kishin shfaqur interesim, megjithatë, ai vendosi të vazhdojë me Salzburg dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në tri vitet e ardhshme.