Shqipëria
Bien lindjet në Shqipëri, brenda shekullit vetëm 1 milion banorë
Vitin e kaluar, numri i lindjeve në Shqipëri shënoi nivelin më të ulët që nga viti 1930
Kriza demografike e Shqipërisë vazhdon të thellohet. Instituti i Statistikave – INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të këtij viti lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruajnë mediat shqiptare.
Kjo do të thotë se për periudhën maj-qershor të këtij viti u regjistruan 1.891 lindje më pak, sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Lindshmëria në Shqipëri po bie me ritme të shpejta, duke paralajmëruar një krizë të thellë demografike në të ardhmen. Ky është tremujori i dytë rresht që lindjet shënojnë rënie të fortë dyshifrore. Madje, në tremujorin e parë të vitit, shtesa e popullsisë rezultoi negative, pasi numri i lindjeve rezultoi më i ulët sesa ai i vdekjeve.
Përkeqësimi i treguesve demografikë tashmë është kthyer në një trend të pandalshëm. Vitin e kaluar, numri i lindjeve në Shqipëri shënoi nivelin më të ulët që nga viti 1930, kohë në të cilën shteti shqiptar krijoi për herë të parë Regjistrin Civil. Por, ky rekord negativ pritet të përkeqësohet sërish këtë vit, pasi për gjysmën e parë të vitit, lindshmëria ka vazhduar të bjerë me ritme dyshifrore.
Sipas të dhënave zyrtare, në 3 dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është ulur me rreth 410 mijë vetë. Por, shkaku i kësaj rrudhjeje ka qenë i lidhur vetëm me emigrimin masiv të shqiptarëve.
Tani, vendi po kërcënohet edhe nga shtesa natyrore negative e popullsisë, pra rënia e lindshmërisë nën nivelin e vdekjeve, çfarë do ta thellojë edhe më shumë tkurrjen e popullsisë.
Ky skenar i frikshëm për Shqipërinë u paralajmërua edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila në një raport të këtij vitit parashikon se brenda një shekulli, popullsia e Shqipërisë mund të rrudhet edhe nën 1 milion vetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje Drejtësia ushtarake konsideron se vdekja e një ushtari të martën në terrenin e parakalimit të Bremgarten...
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën