Maqedonia
Brenda nëntë ditëve janë kafshuar 11 persona
Shumë qytetarë të Shkupit janë të frikësuar nga shtimi i madh i qenve endacakë dhe kërkojnë zgjidhje nga autoritetet.
Nga 1 prilli deri në 9 prill janë sulmuar 11 shkupjanë nga qentë thonë nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shqetësuese janë edhe të dhënat e MPB-së në të cilat thuhet se gjatë muajit të kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 32 raste të sulmeve të tilla. Pra më shumë se një sulm brenda një dite.
Statistika e tillë rreth problemit me sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve tashmë në një periudhë më të gjatë kohore. Institucionet e hedhin fajin nga njëri në tjetrin rreth kësaj problematike, kush është përgjegjës për zgjidhjen e këtij problemi. Rezultati i mospasjes së një strategjie përkatëse që afatin e zgjidh për një kohë të gjatë me qentë që enden nëpër rrugë, është rritje enorme e nurit të tyre në rrugët e Shkupit.
Edhe më shqetësues është fakti se fëmijët dhe të rriturit janë cak i sulmeve që akne pronar. Moskujdesi i tyre ndaj qenve rezulton në agresivitetin e qenve ndaj qytetarëve.
Rasti i fundit me sulm të tillë nga qeni me pronar ka qenë me 8 prill në Karposh. Janë sulmuar një vajzë 13-vjeçare dhe babai i saj.
Nga ana e institucioneve akoma nuk ka ndonjë zgjidhje afatgjate. Megjithatë nga MPB janë të vendosur se nëse pronarët nuk dinë të kujdesen për qentë e tyre, do të ketë sanksione përkatëse.
“Nëse pronarët i mbajnë qentë e tyre në vend publik pa maskë mbrojtëse do të sanksionohen sipas nenit 29 të ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga MPB.
Raste të ngjashme të sulmeve të qenve endacakë janë shënuar edhe në qytete tjera të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea Një komitet i Këshillit Kombëtar miratoi një mocion të premten duke kërkuar që Zvicra të nënshkruajë...
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale