Sport

Bunjaki, vetëm edhe dy ndeshje me Kosovën

Vokrri ka bërë të ditur se Bunjaki tashmë kishte ofruar dorëheqjen, por FFK i ka mundësuar paraqitje edhe në dy ndeshjet e mbetura

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se përzgjedhësi Albert Bunjaki do të udhëheqë përfaqësuesen vetëm edhe në dy ndeshjet e mbetura në kualifikimet për Botërorin 2018.

Vokrri në një konferencë për media ka falënderuar Bunjakin për punën si dhe i ka ofruar hapësirë në Federatë, pas punës si trajner.

Numri një i FFK-së po ashtu ka bërë të ditur se Bunjaki tashmë kishte ofruar dorëheqjen, por ka thënë se FFK i ka mundësuar paraqitje edhe në dy ndeshjet e mbetura në kualifikime.

Pas tetë ndeshjeve zyrtare në kualifikime me Kosovën, Bunjaki ka pasur 7 humbje dhe vetëm një barazim.