Jeta në Zvicër

D. Leuthard, për angazhim më të madh në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Gazeta gjermanofolëse “NZZ am Sonntag” raportoi gjatë javës udhëtimin e z. Doris Leuthard në Grenlandë

Pas udhëtimit të saj javën e kaluar në Grenlandë, presidentja Doris Leuthard bën thirrje për angazhim më të madh në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Edhe pse disa kanë vënë në pyetje ngrohjen klimatike globale, kjo nuk ndryshon realitetin shkencor, ka thënë Këshilltarja Federale në një intervistë me “NZZ am Sonntag”.

Shkrirja e akullit është më e shpejtë se sa ishte menduar deri më tani dhe Zvicra, si një vend i Alpeve, është veçanërisht e prekur.

Pas 50 vjetëve shumë stacione nën 2000 metra nuk do të përmbushin kushtet me borë për turizmin dimëror, paralajmëroi D.Leuthard. Prandaj ministrja shpreson sidomos që palët ekonomike dhe partitë borgjeze të ndihmojnë në miratimin e legjislacionit të ri për klimën në Zvicër.