Shqipëria

Dhoma e biznesit e Diasporës Shqiptare

Diaspora shqiptare pritet që të ketë së shpejti edhe një dhomë biznesi. Kjo parashikohet në ligjin për Fondin e Zhvillimit të Diasporës që hyn në fuqi pas 15 ditësh.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka për mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social, ekonomik e kulturor, bazuar në strategjinë kombëtare për diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxitjes së prirjeve filantropike dhe investimeve në mbështetje të zhvillimit të diasporës në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj, raporton SCAN.

Ndër të tjera, ligji parashikon se Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, do të asistojë krijimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dhoma e Biznesit të Diasporës ka logon e saj, që i bashkëlidhet ligjit, përcjell albinfo.ch.