Bota

Digjet shkolla e artit në Skoci

Shkolla e Artit në  Glasgowt të Skocisë ka marrë flakë mbrëmjen e kaluar.

Sipas shërbimit skocez të zjarrit dhe të shpëtimit deri më tani nuk ka asnjë të lënduar, shkruan Albinfo.ch.

Zjarri i shkollës, ka kapur edhe një pjesë të lokaleve që ishin aty afër.

Më shumë se 120 zjarrëfikës kanë punuar për të shuar zjarrin.

Kjo shkollë edhe para katër viteve kishte marrë flakë dhe ishte djegur, shkruan Albinfo.ch.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit i cili kaploi shkollën ndërsa policia ka nisur hetimin për të.