Kultura

Dokumentari nga Kosova premierë në Hot Docs të Kanadasë

Ky dokumentar flet për një çift të ndarë rishtazi dhe një adoleshent të humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta. Të tre këta i bashkohen një projekti artistik me të cilën udhëtojnë në Evropë

‘10 dokumentarë evropianë të jashtëzakonshëm janë zgjedhur për ‘The Changing Face of Europe’; bashkëpunimi i ri i European Film Promotion me Hot Docs në Toronto’ është titulli i komunikatës së lansuar nga EFP.

Në këta 10 filma bën pjesë edhe dokumentari i mbështetur nga QKK ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’’ nga Ilir Hasanaj, film ky që pati premierën kombëtare në DokuFest ku edhe mori çmimin e publikut.

Ky dokumentar flet për një çift të ndarë rishtazi dhe një adoleshent të humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta. Të tre këta i bashkohen një projekti artistik me të cilën udhëtojnë në Evropë.

Hot Docs është një ndër festivalet më të mëdha të dokumentarit në botë dhe ky është edicioni i 25-të i tij i cili fillon nga 26 prill deri më 5 maj 2018. Një përzgjedhje e gjerë e 200 dokumentarëve prej Kanadasë dhe mbarë botës do të shfaqen përpara publikut të Torontos.