Maqedonia

Donacion nga Danimarka për spitalin e Tetovës

Donacioni, i cili përbëhet nga shtatë karroca për personat me invaliditet dhe 18 karroca për persona që trajtohen pas operacionit, dedikohen për pjesën kirurgjike, por edhe për sektorë të tjerë, ku do të ketë nevojë për to

Spitali klinik i Tetovës ka pranuar një donacion prej disa karrocash për persona me invaliditet dhe për persona me trajtim pas operacionit, nga organizata joqeveritare daneze “Uniti Drum”, në të cilën janë të anëtarësuar banorë të komunës së Zhelinës, të cilët jetojnë dhe punojnë në Danimarkë.

Një përfaqëues i organizatës daneze për mediat në Shkup deklaroi se ky është donacioni i parë për Klinikën e Tetovës dhe paralajmëroi se donacione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, me qëllim që të përmirësohen kushtet për pacientët në klinikat në vend.

Nga Spitali klinik i Tetovës falënderuan për këtë donacion, i cili, siç tha drejtori Florin Besimi, do të jetë i dobishëm për pacientët.

Donacioni, i cili përbëhet nga shtatë karroca për personat me invaliditet dhe 18 karroca për persona që trajtohen pas operacionit, dedikohen për pjesën kirurgjike, por edhe për sektorë të tjerë, ku do të ketë nevojë për to.