Bota

Ekonomia gjermane, me rritjen më të fortë në pesë vjetët e fundit

Ekonomia gjermane u rrit me 1.9 për qind në vitin 2016, që është ritmi më i fortë i rritjes në pesë vjetët e fundit dhe progresi në vitin 2015.
Kështu flasin të dhënat paraprake të Zyrës së Statistikave të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Performanca e fortë e eknomisë më të madhe të Evropës, për shkak të rritje të konsumit të brendshëm, duke neutralizuar kontributin e dobët tregtar dhe për shkak të kërkesës më të ulët të partnerëve kryesorë tregtarë të Gjermanisë dhe tregjet në zhvillim, raporton Reuters.

Ekonomistët e anketuar nga agjencia britanike kishin pritur rritje të GDP prej 1.8 për qind në vitin 2016, pas një rritje prej 1.7 për qind në vitin 2015 dhe 1.6 për qind në vitin 2014.