Sport

El Clasico, Barcelona mposht Realin në Madrid  

Suarez realizoi dy gola dhe një gol tjetër nga penaltia e shënoi super Messi

Real Madridi ka bërë një hap mbrapa për ta mbrojtur titullin pasi është mposhtur në shtëpi me rezultat 0:3 nga Barcelona, transmeton albinfo.ch. Pjesa e parë i takoi vendasve që kishin edhe disa raste të mira për shënim por në pjesën e dytë Barcelona u tregua skuadër më e mirë.

Suarez realizoi dy gola dhe një gol tjetër nga penaltia e shënoi super Messi.

Në minutën e 63′ Carvajal i realit u ndëshkua më karton të kuq. Real Madridi mbetet 14 pikë mbrapa Barcelonës e cila është lidere në La Liga me 45 pikë.