Kultura

Elbenita Kajtazi në Operën e Kilit

Elbenita Kajatazi ka nënshkruar kontratë me teatrin “Municipal National Opera” në qytetin Santiago në republikën e Kilit

Sopranoja nga Mitrovica e cila jeton në Gjermani, Elbenita Kajatazi po vazhdon me suksese në karrierën e saj.

Ajo ka nënshkruar kontratë me teatrin “Municipal National Opera” në qytetin Santiago në republikën e Kilit, shkruan “kultplus”.

“Kënaqësi e lumturi e papërshkrueshme të bëj debutimin e rolit të Sophie nga opera Der Rosenkavalier”, ka thënë ajo, pasi ka nënshkruar kontratën përcjell albinfo.ch.

Kjo është një operë komike, derisa Kajtazi do të ketë rolin Sophie von Faninal, vajzë e një borgjezi të pasur.

Ky është një tjetër sukses për sopranon shqiptare, e cila duket se e ka të ardhmen e sigurt dhe pritet që të vazhdojë me skenën ndërkombëtare.