Sport

FC Kosova shkruan historinë

Fitorja e fundit kundër SV Hongg, i ka mundësuar FC Kosovës nga Cyrihu, që të kualifikohet në xhiron e ardhshme dhe edicionin e ardhshëm mund të takohet me njërën nga skuadrat e Superligës zvicerane

Pas lojërave të fundit, ku FC Kosova tregoi një rritje të madhe në paraqitjet e saj, ka ardhur edhe shpërblimi, duke u kualifikuar në rrethin e ardhshëm të Kupës, njofton faqja zyrtare e klubit shqiptar, përcjell albinfo.ch.

 

Ekipi është shumë i motivuar, sidomos pas sukseseve të fundit dhe besojnë se mund të vazhdojnë me suksese të radhës.

 

Fitorja e fundit kundër SV Hongg, i ka mundësuar FC Kosovës nga Cyrihu, që të kualifikohet në xhiron e ardhshme dhe edicionin e ardhshëm mund të takohet me njërën nga skuadrat e Superligës zvicerane.

 

Fitorja e fundit 3:2 ishte shumë emocionuese. Kosova udhëhoqi 2:0 dhe dukej se do të ishte një fitore e lehtë, por Hongg rikthehet në lojë, duke barazuar në 2:2.

 

Almir Murati ishte hero me një gol të realizuar në minutën e 86-të, duke shënuar për 3:2 dhe fitoren e madhe të skuadrës shqiptare.