Kultura

Fotografi Shpend Salihu hap ekspozitë në Cyrih

Ekspozita hapet më 25 qershor, duke filluar nga ora 19:00, në Häringeratrasse 14, 8001 Zürich

„Crème fètishe 2.0“  është quajtur ekspozita e radhës e fotografit Shpend Salihu. Këtë herë fotografi do të prezantohet në Cyrih, me një opus prej 20 tablove fotografike. Ekspozita hapet më 25 qershor, duke filluar nga ora 19:00, në Häringeratrasse 14, 8001 Zürich.

Për realizimin e një opusi të tillë të fotografive Shpend Salihut i është dashur tre muaj kohë.

Aparati i fotografit shqiptar ka kapur emra të mëdhenj, si: Angela Martini, modeli i HUGO BOSS, Simon Cocker, koreografi i Michael Jacksonit dhe manekeni Kevin Stea, Miss Zwicra Amanda Ammann, Mister Zvicra Luca Ruch, Gina Lisa Lohfink, Petey Pablo, Peyman Amin,  DJ Tomekk.

Në zhanret e fotografisë së Shpendit mund të përmenden; portrete, peizazhe, reklama, foto, dokumentare, fotot në fusha në ndryshme të artit, etj.