Lajme

Frëngjishtja, mjet negocimi për të ardhmen profesionale të të rinjve në Ballkan

Me një forum regjional, një ekspozitë të të rinjve dhe një koncert nga këngëtari Charles Baptiste, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup është shënuar festa e Frankofonisë, organizuar nga Instituti Francez në Shkup.

Forumi regjional “Gjuha frënge, të rinjtë dhe mundësitë për punësim”, siç është njoftuar nga mediat në Shkup, ka për qëllim për të vënë fokusin në gjuhën frënge si një mjet negocimi për të ardhmen profesionale të të rinjve në Ballkan dhe për të lidhur kompanitë, institucionet, universitetet dhe shkollat në Maqedoni dhe në rajon.

Forumi përfshin tri tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrës nga Franca, Zvicra, Bullgaria dhe Maqedonia, me temën “Frëngjishtja si gjuhë e karrierës ndërkombëtare”, pra frëngjishtja si një gjuhë për punësimin e të rinjve dhe programet universitare frankofone në dispozicion në Evropë.

Në hollin e MCC-së është hapur një ekspozitë e dhjetë pjesëmarrësve të fotogarës me çmime “Përveç kësaj, unë flas dhe frëngjisht”, e cila do t’u ndajë çmime tre autorëve të rinj me fotot më të mira.