Të tjera
Republika Sërpska miraton raport që mohon gjenocidin në Srebrenicë
Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e ka miratuar të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid.
Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.
Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, presidenti nacionalist i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha para ligjvënësve se “nuk ka ndodhur gjenocid, prandaj një cilësim i tillë duket të hidhet poshtë”, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
“Serbët nuk kanë kryer gjenocid”, shtoi ai.
Ky vendim u mor në një kohë kur Serbia dhe Republika Sërpska janë duke bërë fushatë kundër një draft-rezolute, e cila është duke u diskutuar në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta votojë në fillim të majit këtë draft-rezolutë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Ai druhet se rezoluta mund të krijojë bazën për boshnjakët që të kërkojnë dëmshpërblim lufte nga Serbia, aleatja e serbëve të Bosnjës gjatë luftës.
Rezoluta është pjesërisht e ngjashme me rezolutën për gjenocidin e Ruandës, ku rreth 800.000 tutsi dhe hutu ishin vrarë. Drafti i saj është zhvilluar nga një grup vendesh, përfshirë Ruandën, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë Eni Dibra Hoffmann ka lindur në një familje të shquar artistësh, me një trashëgimi të pasur...
-
Stilistja shqiptare Nensi Dojaka bashkëpunon me Calvin Klein
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi
-
Swissalbs, tani edhe në Bernë: E nis me një debat mbi politikat e banimit
-
Edicioni i pestë, një dëshmi e qartë për rritjen e festivalit “Kino Kosova”
Jeta në Zvicër
-
Berset merr detyrën si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Ish-këshilltari federal, Alain Berset, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës...
-
Pas skandalit të nënshkrimeve të rreme, gjashtë palë bëjnë thirrje për grumbullim dixhital të nënshkrimeve
-
Gjobat e papaguara të parkimit u kushtojnë shumë komuniteteve
-
Këshilli Kombëtar dëshiron të forcojë rregullat e sigurisë në qendrat e azilit
-
A mund të kërkoni përfitime papunësie në Zvicër nëse e lini punën?