Shkurt.ch
Fshati që ofronte të holla në Zvicër, tani ka familjen e parë
Me shuma marramendëse të hollash, fshati Albinen me 240 banorë në Valis ka tërhequr banorë të rinj. Tani është bërë e ditur se një familje nga Kantoni Aargau është zhvendosur për Valis.
Oferta e fshatit nga fundi i vitit të kaluar shkaktoi reagime në mbarë globin tokësor: Ai i cili vjen për të jetuar në këtë fshat, do të pranojë një shumë të madhe të hollash. Personat individualë pranojnë 25’000 franga, ndërsa çiftet 50’000 franga. Në mënyrë shtesë, fshati paguan edhe për çdo fëmijë nga 10’000 franga, në mënyrë që të pengohet zhvendosja nga fshati, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Tani, një familje nga Kantoni Aargau ka vendosur që prej 01 shtatorit të këtij viti të transferohet në Albinen.
Përpos kushteve të lartpërmendura, të ardhurit nuk duhet të jenë më të moshuar se 45 vite. Kjo ofertë është e vlefshme edhe për të huajt që janë në posedim të Vizës C.
«Jemi të lumtur për familjen që do të vijë», ka deklaruar kryeatri i komunës Beat Jost për «Walliser Boten». Kërkesa e parë u miratua para një jave. Familja ka një fëmijë, ndërsa një tjetër pritet të lind në korrik, ka vazhduar Jost. Familja nga Aargau është duke e blerë një shtëpi në fshat, kështu që ajo do të pranojë 70 mijë franga. Ajo ka pasur gjithnjë dëshirë të ketë një shtëpi në afësri të natyrës dhe me këtë rast është përcaktuar për fshatin Albinen.
Ky është një fillim i mbarë për ne, ka pohuar Jost. «Me një lëvizje të vetme, numri i fëmijëve tanë parashkollorë është dyfishuar. Shpresojmë të vazhdojë në këtë mënyrë». Jost më tej ka spjeguar se viteve të kaluara, ata humbën një familje me tetë fëmijë, duke krijuar mundësit për tu mbyllur shkolla.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?