Sport

Futbollisti shqiptar transferohet nga Zvicra në Greqi

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Panioniosin. Me punë të madhe besoj se do ta përfundojmë vitin në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë futbollisti shqiptar

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Brahimi është larguar nga skuadra zvicerane, Grasshoppers për të vazhduar karrierën në Greqi, te skuadra e Panionis, shkruan albinfo.ch.

“Panionios konfirmon bashkëpunimin me futbollistin Mërgim Brahimi. Futbollisti i Kosovës do ta bartë numrin ‘9’”, thuhet në faqen zyrtare të klubit grek.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Panioniosin. Me punë të madhe besoj se do ta përfundojmë vitin në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë futbollisti shqiptar.

Ai ka shtuar se mezi pret që të fillojë aventurën në Greqi, që është e para në karrierën e tij.

Brahimi më herët ka luajtur për Zvicrën, Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo është arsyeja që FIFA ia ndalojë të luajë me Kosovën.