Sport

Gashi shënon, Baseli fiton

Futbollisti shqiptar Shkëlzen Gashi edhe në sezonin e ri po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në super ligën zvicerane.

Në rundin e dytë të sezonit futbollistik 2015/2016, FC Basel ishte mysafir i ekipit Grasshoppers në Cyrih,  të cilën ndeshje e fitoi Baseli me rezultat 3-2. Golin e parë për kampionët zviceranë e shënoi futbollisti i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi, raporton albinfo.ch

Në minutën e 21 nga një gjuajtje e lirë prej rreth 20 metra, me një goditje precize Gashi lëshon topin në rrjetë.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara të sezonit të ri në kampionatin zviceran, Baseli që ndryshe njihet edhe si ekipi i shqiptarëve, e mban frontin duke fituar të dy ndeshjet dhe grumbullon 6 pikë.