Sport

Gati për spektaklin ‘Illyrian Fight Night II’

Interesimi për këtë mbrëmje është i jashtëzakonshëm dhe mbrëmja e së shtunës po pritet me interesim shumë të madh

Të shtunën adhuruesit e sporteve luftarake do të kenë një mbrëmje të veçantë, ku do të zhvillohet ‘Illyrian Fight Night II’. Kjo pritet të jetë një mbrëmje spektakolare në Zvicër, derisa organizatorë janë shqiptarët, të cilët e kanë pagëzuar si ‘Nata Iliriane’, pasi në skenë do të ngjiten boksierët shqiptarë kundër atyre të huajve.

Interesimi për këtë mbrëmje është i jashtëzakonshëm dhe mbrëmja e së shtunës po pritet me interesim shumë të madh.

Për shkak të interesimit të madh organizatorët janë kujdesur që kjo natë të jetë sa më atraktive.

Por, kjo mbrëmje nuk do të jetë vetëm e boksit, pasi do të ketë edhe program artistik, ku artisti Kreshnik Ibrahimi do të shfaqë një pjesë artistike në këtë mbrëmje.

Mbrëmja do të zhvillohet në Eulachhalle në Winterthur, kapaciteti i të cilës është 2000 shikues. Kampioni shqiptar i IFN, Shkodran Veseli, sapo është kthyer nga Tajlanda ku i mbajti përgatitjet për këtë meç.

Edhe sportistët shqiptarë kanë përfunduar përgatitjet dhe janë gati për këtë mbrëmje të madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=Pi_2S9CCj7A

https://www.youtube.com/watch?v=3tSgRSWFWP0

https://www.youtube.com/watch?v=4-ptwMOmAdg