Sport

Gatlin befason Boltin, shpallet kampion i ri i botës

Ai përfundoi garën për 9.92 sekonda, duke lënë menjëherë prapa bashkëkombësin Christian Coleman, ndërsa Bolti mbeti i treti

Atleti amerikan, Justin Gatlin, ka lënë mbrapa Usain Boltin, për t’u bërë kampioni i ri i botës në 100 metra.

35-vjeçari amerikan fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër të Anglisë.

Ai përfundoi garën për 9.92 sekonda, duke lënë menjëherë prapa bashkëkombësin Christian Coleman, ndërsa Bolti mbeti i treti.