E-Diaspora
Gazmend Freitag, i pari që dëshiron ta pikturojë kryetarin e Linz-it
Që prej dy vitesh kryetari i Linz-it Franz Dobusch nuk ka arritur të gjej një piktor i cili do të pikturonte në vaj portretin e tij, i cili do të vendoset në murin e bashkësisë, siç është traditë për të gjithë kryetaret e qytetit.
Pas raportimit të gazetës austriake “Heute”, i pari piktor që paraqitet për të pikturuar kryetarin Dobusch, është piktori shqiptar Gazmend Freitag, i cili prej vitesh jeton në Linz të Austrisë.
I kontaktuar nga “albinfo.ch”, piktori shqiptar thotë. “Pasi që pash shkrimin në gazetën austriake, unë kontaktova më gazetën dhe kërkova që nëse ai dëshiron unë jam në gjendje ta portretoj edhe në vaj”, ka thënë ai për albinfo.ch.
Pasi është publikuar ky shkrim, gazeta austriake ka vizituar piktorin Freitag, të cilin e kanë fotografuar derisa ai ka portretuar grafikisht kryetarin Dobusch.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje










