Bota

Gjermanët, gjithnjë e më të pasur

Pasuria e gjermanëve u rrit në tremujorin e tretë të vitit të kaluar me 1.2 për qind dhe tani kap shumën 5.7 bilionë euro, sipas të dhënave nga Banka Federale Gjermane, shkruan albinfo.ch.

Kjo shumë përfshin vlerën e aksioneve dhe sigurimeve të jetës, por jo pasurive të patundshme.

Qytetarët e Gjermanisë mund të jenë edhe më të pasur për të investuar më shumë në aksione, por ata më së shumti u besojnë kursimeve të zakonshme, të sigurta dhe lehtësisht të arritshme, siç janë llogaria e kursimeve ose llogaria rrjedhëse. Kjo, për shkak të normave të ulëta të interesit, nuk sjell përfitime, por megjithatë shmang investimin në aksione, madje edhe ato me nivele të ulëta rreziku.

Nga ana tjetër, normat e ulëta të interesit vazhdojnë të përdoren gjerësisht nga qytetarët që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme. Interesi për kredi për banim mbetet i madh.