Bota

Gjermania, ligj për barazimin e pagave mes burrave dhe grave

 

Qeveria gjermane miratoi një projektligj që detyron kompanitë e mëdha që të jenë transparente në lidhje me dallimet në paga mes burrave dhe grave, raportojnë mediat në Berlin, përcjell albinfo.ch.

Firmat që kanë më shumë se 200 punëtorë duhet të përfshijnë të drejtën për informacion në lidhje me kriteret e kompensimit dhe ato kompani që kanë më shumë se 500 punëtorë duhet ndër të tjera të publikojnë rregullisht një pasqyrë që ka të bëjë me pabarazitë në rroga mes burrave dhe grave.

I shqyrtuar prej shumë kohësh, ky projektligj mbi të cilin koalicioni qeverisës në pushtet kishte rënë dakord në fillim të tetorit, është vënë përballë shumë pengesave në kampin konservator, duke kritikuar kryesisht funksionet e reja burokratike për sipërmarrjet.