Sport

Goli i vitit vjen nga Shaqiri

Goli i shënuar ndaj Hull Cityt, ku ai realizoi nga rreth 30 metra është zgjedhur më i miri nga skuadra e Stoke Cityt

 

 

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është i njohur për golat e bukur dhe këtë traditë e ka vazhduar edhe në Stoke City, shkruan albinfo.ch.

 

Goli i shënuar ndaj Hull Cityt, ku ai realizoi nga rreth 30 metra është zgjedhur më i miri nga skuadra e Stoke Cityt.

 

Shaqiri për faqen zyrtare të klubit ka thënë se është shumë i nderuar me këtë çmim. “Është speciale për mua, pasi edhe vitin e kaluar e kam fituar këtë çmim. Do të mundohem që edhe vitin e ardhshëm të fitoj të njëjtin çmim”, deklaroi Shaqiri.

 

Por, ai ka shtuar se nuk është shumë i kënaqur me këtë sezon dhe shpreson se edicionin e ardhshëm do të jenë shumë më të fortë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=bLhrpEhZ0tE