Sport

Grashopersi kërkon përsëri Migjen Bashën

Pas dështimit në afatin kalimtar të dimrit, klubi futbollistik i Cyrihut “FC Grasshoppers” është duke e provuar edhe një herë që ta kthej në Zvicër futbollistin Migjen Basha.

Ekipi i Grashopersit të Zvicrës është vënë prapë në kërkim të Migjen Bashës, kështu shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”, transmeton “albinfo.ch”.

Mesfushori i kombëtares shqiptare edhe gjatë afatit dimërorë ishte kërkuar nga klubi zviceran por ai kishte preferuar që të qëndroj tek klubi Italian FC Torino.

Ndërkohë tani kur 28 vjeçari është pa kontratë dhe një lojtar i ri, ai ka filluar bisedimet për të gjetur një skuadër të re.

Migjen Basha karrierën e tij e filloj në ekipin zviceran Luzanë, prej nga ku edhe u transferua për në ligën italiane.