Lajme

Gratë e mbuluara, shkas për polemikën Buzhala-Komandant Hoxha

Një fotografi e postuar nga Berat Buzhala, në të cilën shihen disa gra me mbulesë të plotë islame (burka ose hiqab) ka shërbyer si pretekst për një reagim të komandant Hoxhës (Xhezair Shaqirit) ”. Buzhala, fotografinë e përmendur e kishte shoqëruar me një tekst sarkastik. Ndërsa Hoxha ia ka zënë për të madhe Buzhalës (kryeredaktor i gazetaexpress) duke e porositur: “O Berat Buzhalla, mos luaj me nderin e motrave tona”.

Se  çfarë i ka shkruar ai mëtutje Buzhalës lexoni në postimin origjinal:

“Berat Buzhala kujdes me bacin se nuk fitohen lekët duke i ofendu tjerët!
Me pas ba vaki me i mar familjen time në foto dhe me u tallë pasha Allahun nuk ta kisha falë dhe as policia me të pas rujt non stop kot ish kan! Po edhe krejt pleçnart me pas ndërmjetsu sun ta kisha fal!
Berat mos u mundo me fitu të ardhurat e familjes tane duke i sha e ofenduar tjerët se me bacin ka njerëz që jeta i ka lodh me probleme të shumta e kan problem edhe për kafshatë, e kur ta ofendosh pa nevoj dhe rand ju terohen sytë e te hakmiret keq dhe pastaj smun i kthen gjërat në normalen e jetës qeë e ke.A po i haron traditat shqiptare kur ta ofendosh në nder nami bahet?!»

Ndërsa gazetari Buzhala i është përgjigjur komandant Hoxhës duke e konsideruar postimin e tij si kërcënim serioz për jetën e tij. Në përgjigjen e tij, gazetari nga Prishtina i thotë Xhezair SHaqirit se «Trim nuk jam por shtek që iki, nuk kam». Në vazhdim, postimi i Buzhalës:

«Per Komandant Hoxhen, te cilin nuk e njoh, e i cili ne menyre shume te serte me paska kercenu:
– Komandant, nuk e vej aspak ne dyshim kapacitetin tend per me me bo keq, sepse nuk e kam asnje fije te dyshimit se Liria e Shprehjes nuk eshte pika jote ma e ndieshme.
– Une per ty, jo vec per ty, e kam vec nje pyetje: Kur iu thojke Ramush Haradinaj ketyne me mjekrra “flliqana” a e pate kercenu? Ndoshta e keni kercenu, ama qe per cudi me paska ike.
– A ndoshta pak ma hosh po te vjen me gazetar. Seriozisht, nuk e di qysh me t’u pergjigje. E di vec nje gje: Per me shite trimni Maqedonia eshte edhe me tutje vendi i duhun. Nuk po besoj qe i zgjidhet te gjitha problemet me maqedonet, e tash dolet pak me vra edhe kah Kosova.
– Perfundimisht: Une nuk e kam ofendu islamin. Une mendoj qe Hiqabi edhe Burka jane veshje qe duhet me u trajtu me ligj, sepse nuk e prezentojne as islamin, e as traditen tone. Mos e perzini qellimshem Hiqabin edhe Burken me shamine. Nuk jane te njejta.
– Trim nuk jam aspak, ama shtek qe iki nuk kam. E kam thane edhe here te tjera, se une perpiqem qe frika mos me ma percaktu sjelljen time. Perndryshe tutmi kapak. Edhe ruhmi kapak.
Hajde ishalla po pajtoheni me te drejten e tjetrit per me i thane gjanat sipas mendjes se tij.»

As komandant Hoxha nuk e ka lënë me kaq. Ai ka bërë edhe një reagim të cilin e kanë publikuar mediat e Shkupit, ku thotë se reagimi i mëparshëm nuk ka qenë kërcënim por vetëm «korrigjim». Në reagimin e dytë ai qëndron prapa asaj se për prekje në nderin e «motrave dhe grave» tona pason dënimi.

Ai i ka thënë Buzhalës se nuk ka të drejtë të postojë gra të huaja dhe të luaj me nderin e tyre.

Hoxha më tej ka thënë se po guxove të luajsh me nderin e grave të familjes time sidoqofshin ato «s`e kisha lënë pa ta lujt.»

Sa i përket cështjes me Ramush Haradinajn, Hoxha ka thënë se Ramushi ka folur për mjekrat por unë nuk kam mjekër dhe ska cka më prek një gjë e tillë.

Më tutje ai i ka kujtuar Buzhalës që të mos luajë me letrën e patriotizmit, pasi që ai (Hoxha) «i ka nja 2 pusht te krisura kunder sllavit ne Kosovë dhe në Maqedoni».