Jeta në Zvicër

Gratë kanë pensione më të ulëta

Zyra Federale e Statistikave shkruan se kjo është kryesisht për shkak të faktit se shumë gra braktisin punën ose zvogëlojnë orarin e tyre të punës për shkak të fëmijëve

Fondi i pensioneve tregon se dukshëm më të larta në Zvicër janë pensionet e burrave se sa të grave. Kjo tregohet nga shifrat e publikuara nga Qeveria: burrat, të cilët kanë marrë një pension nga shtylla e dytë për herë të parë në vitin 2015, vlera e tyre mesatarisht mbërrin në 3300, ndërsa e grave në 1840 franga.

Zyra Federale e Statistikave shkruan se kjo është kryesisht për shkak të faktit se shumë gra braktisin punën ose zvogëlojnë orarin e tyre të punës për shkak të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.

Siç raporton SRF, përveç kësaj, në vitin 2015 njerëz të cilët dalin në pension më herët kanë marrë pensione më të larta. Mesatarisht bëhet fjalë për 4250 franga për burrat. Burrat që dalin në pension në moshën 65 vjeçe marrin 2.300 franga.