Sport

Hasi largohet zyrtarisht nga Anderlechti

Trajneri shqiptar pritet të drejtojë një skuadër turke, pasi ka disa oferta

 

Besnik Hasi nuk është më trajner i Anderlechtit. Një lajm i tillë pritej, derisa është konfirmuar nga mediat belge, shkruan albinfo.ch.

“Besnik Hasi nuk do të vazhdojë me Anderlechtin. Fatkeqësisht menaxhmenti ka vendosur ta ndërprenë bashkëpunimin. Vendimi zyrtar nga klubi do të kumtohet të premten”, shkruan “dhnet.be”.

Ndërkohë, menaxheri gjeneral i Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck, deklaroi: “Ne patëm një diskutim konstruktiv me Hasin. Nëse kemi vendosur për një trajner tjetër? Do të vendosim pas të dalim me vendimin për Hasin”, u shpreh ai.

Për Besnik Hasin është interesuar Trabzonspor, por edhe Galatasaray.