Shkurt.ch

Hedh 25 mijë franga në kutinë për ndihma në SOS Fshatrat e Fëmijëve

Një person i panjohur është treguar zemërgjerë në fund nëntorit të vitit të kaluar, duke dhuruar 25 mijë franga si donacion në kutinë prej qelqi për SOS Fshatrat e Fëmijëve. Ngjarja kishte ndodhur në aeroportin e Cyrihut. “Një pasagjer në aeroport kishte alarmuar policinë”, tha zëdhënësja Isabel Rutschmann, përcjell albinfo.ch.

Njeriu që alarmoi policinë ishte i shqetësuar, duke menduar se dikush po abuzonte me shumë të lartë të parave. Policia pastaj e mori shumën në konsultim me SOS Fshatin e Fëmijëve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve u gëzuan për donacionin. Zëdhënësja Rutschmann thekson se me të vërtetë është dhuratë për institucionin e tyre. “Kjo është diçka që ne nuk e kemi marrë deri tani”.
Kush qëndron pas donacionit nuk e di se as policia dhe as në aeroportin e Cyrihut.