Sport

Hitzfeld, Xhakës: “Mos koketo me Lazion”

“Ai duhet ta tejkalojë vështirësinë e kalimit nga superliga zvicerane në bundesligën gjermane dhe të mësohet me temp më të lartë"

Trajneri i kombëtares zvicerane të futbollit, Ottmar Hitzfeld i ka tërhequr vërejtjen Granit Xhakës i cili luan për Borussia Mönchengladbach të bundesligës gjermane që të mos koketojë me Lazio-n e Romës.

Siç kanë njoftuar mediet e ndryshme, Xhaka, i dëshpëruar me mungesën e angazhimit në bundesligë, ka “flirtuar” me skuadrën italiane, e cila thuhet t`i ketë ofruar 10 milionë euro për ta pasur në radhët e saj. 

“Ai duhet të pushojë që nga banka e rezervistit të ushtrojë presion mbi bashkëlojtarët dhe trajnerin Lucien favre”, ka thënë Hitzfeld për gazetën Sport Bild të të mërkurës.Megjithatë, Hitzfeld ka inkurajuar mesfushorin e talentuar shqiptaro-zviceran.

“Ai duhet ta tejkalojë vështirësinë e kalimit nga superliga zvicerane në bundesligën gjermane dhe të mësohet me temp më të lartë. Dhe, ky mësim është vetëm një çështje kohe.

Hitzfeld, lidhur me kritikat që Xhaka u ka bërë bashkëlojtarëve se u mungon mentaliteti i fituesit ka thënë: “Kjo ka të bëjë me temperamentin e tij prej të riu”.