Shqipëria

Humb jetën një shtetas gjerman në një kompleks në Golem

Një 77 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak në Golem të Shqipërisë.

Një shtetas gjerman ka humbur jetën në Golem

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, natën e kaluar në një kompleks turistik në Golem ka vdekur 77 vjeçari me inicialet O. A banues në Gjermani.

Sipas policisë, dyshohet se shkaku i vdekjes së 77 vjeçarit ishte nga një atak kardiak.

Policia materialet do ti kalojë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale