E-Diaspora
“Ilirët” me tingujt burimorë i dhanë frymë festive Ditës së Flamurit
Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e Artistike “Ilirët” nga Lozana e udhëhequr nga Ilir Bytyqi
Në sallën e “Aula de Bèthusy” të Llozanes, në pasditen e të dielës ishin mbledhur shumë bashkatdhetarë që kishin ardhur për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë që përkon edhe me ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çiftelitë në duart e instrumentistëve tingëllonin si zëra bilbilash nën drejtimin e udhëheqësit artistik Ilir Bytyqi. Kënga dhe vallet burimore jehonin me mburrje nga anëtarët a grupit ndërsa veshjet kombëtare dukeshin si një ylber ngjyrash në skenë. Binte në sy pastaj dueti Imsaleja dhe Adea, dy vogëlushet shumë të këndshme me një zë bilbili që të mbeten gjatë në mendje.
Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e Artistike “Ilirët” nga Lozana e udhëhequr nga Ilir Bytyqi. Bashkë me “Ilirët” ishin edhe mysafirët e këngës popullore Donika Ndreca, Gazmend Berisha , Flamur Sherifi, Amrush Morina e Flamur Shala.
Në këtë koncert nuk mungoi as kuzhina shqiptare.
Shoqata “Ilirët” mëse 22 vite nuk është ndalur së vepruari, në udhëtimin e saj për të ruajtur, kultivuar, prezantuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore si dhe në mbështetjen e shkëmbimeve ndërkulturore në Zvicër dhe jashtë saj.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit




























