Shkurt.ch
Incident në aeroportin e Bazelit
Incidenti ndodhi të martën në mes të orës 8:25 dhe 10:00, kur aeroporti ishte shumë i frekuentuar.
Mëngjesin e së martës, në Euro-Aeroportin e Bazelit asgjë nuk u zhvillua për një orë e gjysmë. Dymbëdhjetë fluturime u prekën. Arsyeja ishin dy rumunë, të cilët kishin lënë bagazhin e tyre sepse kanë dashur të merrnin të holla në Bazel. Ata mund të përballen me një gjobë prej 750 euro.
Alarm në Euro-Aeroportin e Bazelit: Për shkak se policia franceze kufitare dhe ushtarët që patrullojnë në kontekst kundër-terrorizmit, kanë dyshuar në një sulm, janë evakuuar tre salla të fluturimeve binacionale, raportojnë gazeztat franceze, përcjell Albinfo.ch. Incidenti ndodhi të martën në mes të orës 8:25 dhe 10:00, kur aeroporti ishte shumë i frekuentuar.
Shkaku kanë qenë dy rumunë, të cilët deklaruan se kanë shkuar në Bazel për të tërhequr të holla në një bankë, pasi nuk kanë pasur mjaftueshëm të holla për të blerë biletat.
Sipas EAP, aktivitetet në aeroport kanë mundur të rifillojnë në ora 10.05. Nga ky incident janë prekur dymbëdhjetë fluturime. Relacionet e prekura janë Sofja, Antalia, Tel Aviv-Yafo, Frankfurt, Londër Heathrow, Barcelona, Copenhagen, Budapest, Brindisi dhe dy herë Palma.
Policia franceze tha se dy rumunët kanë shkelur disa dispozita ligjore dhe kërcënohen me një gjobë prej 750 eurosh.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër Në kopshtin e fëmijëve në shkollën Vignettaz në Freiburg, nëntë fëmijë ulen në një rreth dhe...
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?