E-Diaspora

Interesim i madh i mërgatës për seminarin për Gjuhën

Drejtori, Rrahman Paçarizi, ka thënë se  ata nuk kanë kapacitet për të përmbushur kërkesat e gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e programit

Ka nisur edicioni i ri i seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë. Në hapje të tij u tha se e veçanta e këtij viti është se ka pasur një interesim të madh të brezave të mërgatës për të qenë pjesë e seminarit.

Drejtori, Rrahman Paçarizi, ka thënë se  ata nuk kanë kapacitet për të përmbushur kërkesat e gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e programit.

Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami ka deklaruar se është obligim i dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që të përkrahin albanologët.

“Ky seminar është një rrugëtim i vështirë në kërkim të zhvillimit akademik, një tubim i lartë shoqëror që ka arritur të bëhet institucion. Dhjetëra studentë i kemi shkëmbyer falë këtij seminari”,  ka thënë në hapje të seminarit dekanja e Fakultetit Filologjik, Nita Rugova.