Sport

Intervista 90-sekondëshe e Taulant Xhakës

Mesfushori i Baselit dhe Kombëtares shqiptare ka folur për makinën e preferuar, ushqimin, pijen, pushimet e preferuara, këngëtarin e preferuar

Taulant Xhaka njihet si një futbollist luftarak, pak ‘gjaknxehtë’ dhe gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin e tij për 90 minuta.

Por, ai kësaj radhe i është përgjigjur disa pyetjeve interesante për 90 sekonda nga nga “Sport.ch”, përcjell albinfo.ch.

Mesfushori i Baselit dhe Kombëtares shqiptare ka folur për makinën e preferuar, ushqimin, pijen, pushimet e preferuara, këngëtarin e preferuar, dhe disa pyetjeve tjera.

“Vetura e parë ishte Audi”, thotë Taulanti. Llafazan apo i heshtur? “Llafazan”. Hera e fundit në kinema ka thënë se ishte dy javë më parë, kurse vendi ideal për pushime Dubai. Këngëtari i preferuar 50 Cent, kurse lojtari më i mirë në Zvicër, thotë se është ai, duke qeshur.

Golin më të bukur ka zgjedhur të vëllait të tij, Granitit kundër Manchester United, derisa ‘Instgram’ e preferon më shumë nga rrjetet sociale.

http://sport.ch.sportalsports.com//sportch/generated/article/fussball/2017/10/12/gone-in-90-seconds-mit-dem-basler-mittelfeldmotor-okay-taulant-xhaka-spiegelei-oder-ruehrei-id55643800000.html