Shqipëria

Investimet në energji varen nga klima e biznesit

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strad Sjaastad, nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për integrim më të mirë në tregun e energjisë

Në Tiranë është organizuar një tryezë nga shoqata “Konsujt e Nderit në Shqipëri” me titullin “Energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik – Roli i diplomacisë ekonomike”.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strad Sjaastad, nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për integrim më të mirë në tregun e energjisë.

“Sa i përket modernizimit të rrjeteve, reformimi i sektorit energjetik në Shqipëri është premtues. Linjat e reja të transmetimit me Malin e Zi dhe Kosovën si dhe planet me Maqedoninë janë hapa që duhen mirëpritur. Duhet të ketë potencial për energjinë e erës dhe prodhimin e petroliumit në Shqipëri. Potenciali për hidrocentrale në Shqipëri nuk është shfrytëzuar ende sa duhet”, ka thënë ai. Ambasadori theksoi se mundësitë për investime varen edhe nga klima e biznesit.

“Besoj se energjia do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë”, ka shtuar ai.